Veseli: Pas simptomave të lehta, kam bërë testin dhe po pres rezultatin

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se ka bërë sot testin për virusin Covid por ende nuk ka marrë rezultatin nga IKSHP, shkruan Fokusi.info.

Përmes një statusi në Facebook, Veseli ka ftuar qytetarët që t’i respektojnë masat, të vendosin maskën, të mbajnë distancën dhe të mbajnë higjienën!

Statusi i plotë i Veselit:

Të nderuar qytetarë,

Pas disa simptomave të lehta dhe dyshimeve që potencialisht mund të jam infektuar me Sars-CoV-2, sot e kam bërë testin.

Në përputhje me rekomandimet e institucioneve, jam vetizoluar deri në konfirmimin e rezultatit.

Apeloj te të gjithë qytetarët që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!