Veseli pas zyrtarizimit të kandidaturës për kryeministër: Ju premtoj se do t’i prijë luftës së pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit

0
245

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, pas dhënies së besimit për kryeministër nga ana e Këshillit Drejtues të PDK-së, ka premtuar luftë të pakompromis kundër korrupsionit e nepotizmit, përcjell fokusi.info.

“Besimi që sot më dha PDK-ja dhe që nesër do të ma japin qytetarët e Kosovës është i shenjtë për mua. Si kandidat për kryeministër i zyrtarizuar nga Këshilli Drejtues i PDK-së, nga gra dhe burra që e kanë udhëhequr luftën për liri, procesin e pavarësisë dhe shtetndërtimin, ju premtoj se do t’i prij luftës së pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit” deklaron Veseli.

Veseli thotë se ndryshimin e shumëpritur nga qytetarët e kemi nisur nga vetvetja, duke vendosur një standard të ri etik.

“Ndryshimin e shumëpritur nga qytetarët e kemi nisur nga vetvetja, duke vendosur një standard të ri etik. Unë e kam guximin dhe vendosmërinë për ta bërë këtë. Ndryshimi fillon me luftën kundër korrupsionit, për të krijuar mundësi të barabarta, për t’i mbajtur të rinjtë këtu dhe për ta ndërtuar një ekonomi të fuqishme. Këtë nuk mund ta bëj i vetëm dhe kam nevojë për ju. Bashkohuni me mua dhe së bashku ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin dhe qytetarët tanë!”, thotë në fund Veseli./Fokusi.info/