Vetëm 98 vaksina anti-COVID brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 98 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.247 doza të vaksinës.

“Deri më sot 820.011 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 99.780 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Nga 1.325 testime, 37 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.572”, thuhet në njoftim.

Në total numri i rasteve aktive është 659.