Haradinaj: Zgjedhjet, proces i rëndësishëm për vendin

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka thënë se qytetarët e Kosovës sot e kanë mundësinë të vendosin për fatin e vendit me votën e tyre.

Pasi kreu obligimin e tij si qytetar, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Haradinaj theksoi rëndësinë e kësaj dite qe sipas tij ata që nuk votojnë sot, për ta vendosin të tjerët.

Haradinaj u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës që sot të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“I lus krejt qytetarët e vendit, të gjithë, pa marrë parasysh bindjet politike ose cilësdo përkatësi të votojnë, vetëm me votë vendosim vetë, pra ata qe nuk votojnë të tjerët vendosin për ta pra i ftoj të gjithë të votojnë, është sukses për Kosovën një demokraci kaq e mirë pra çdo gjë ka shkuar si duhet deri tash, edhe sot procesi i votimit po shkon me rregull në te gjithë vendin pra në të gjitha pjesët e Kosovës”, tha Haradinaj, raporton kp.

Po ashtu, Haradinaj tha se zgjedhjet janë një proces i rëndësishëm për vendin.

“Jemi në proces të rëndësishëm për vendin. Besoj vetëdija jonë sot do të vjen në shprehje. Të gjithë do të vendosim ashtu siç është e drejta e vendit tonë”, shtoi ai.