Veterani i UÇK-së Anefi Krasniqi ka nevojë për ndihmë

Anefi Krasniqi, veteran i UÇK-së, i cili aktualisht punon në KEK dhe është baba i 3 vajzave ka nevojë për ndihmë, shkruan Fokusi.info.

Veterani nga Zhilivoda e Vushtrrisë  tash e një vit ka luftuar kancerin në fytyrë me mjete familjare, duke kryer dy operacione, mirëpo shuma e kërkuar prej 57.455 eurosh është e papërballueshme për shërimin e tij në Turqi.

Ai po lufton me kancerin “Dg. Carcinoma ex pleomorphic adenoma reg pallatum mollae lat.Dex” kërkon nga bëmirësit ta ndihmojnë atë për shërim.

Nr i xhirollogarisë: 1300003014254233 në Bankën BPB.

Emri i xhirollogarisë: Anefi Krasniqi
Tel kontaktues: 38345886305
Veteranin Anefi Krasnqi mund ta ndihmoni edhe nepërmjet “Western Union” dhe “RIA”, duke i dërguar mjetet në emrin Bajram Krasniqi me nr. tel +38344162617.