Vetëvendosje reagon pas refuzimit të ofertës nga Agim Veliu

Pasi nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje po nënçmon dhe nënshtron LDK’në, nga ana e VV’së kanë reaguar zyrtarët e saj.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar duke shtruar pyetjen se çka duhet tjetër të bëjë Lëvizja Vetëvendosje?

Sipas tij Vetëvendosje po propozon e propozon, kurse LDK të vetmen përgjigje që e ka është refuzimi.

“Çka duhet tjetër me bë Lëvizja? Propozo, refuzim, propozo refuzim”, ka thënë Manxhuka, zyrtar i Sekretariatit për Media dhe Komunikim i Lëvizjes Vetëvendosje.