Vetëvendosje tregon tri strategjitë në negociatat me LDK-në

Madje, kohëve të fundit edhe janë ashpërsuar tonet mes dy partive, me akuza e kundër-akuza për ngërçin politik që ka kapluar negociatat.

E zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka sot përmes një postimi në Facebook, ka mbledhur tri logjikat që sipas tij LDK ka në këto bisedime.

Sipas tij, logjika e LDK-së është që VV ka dalë e para në zgjedhje, dhe në këtë formë, e ka përgjegjësinë për të arritur marrëveshje.

E kjo logjikë bije ndesh sipas Manxhukës me deklarimet e fundit të LDK-së, të cilët nuk pranojnë tjetër pos marrëveshjes së propozuar nga ta.

Postimi i plotë:

Logjika e LDK-së në tre hapa:
VV ka dalë e para në zgjedhje (nuk i ka fituar ato, vetëm ka dalë e para) dhe rrjedhimisht e ka gjithë përgjegjësinë për ta arritur marrëveshjen.

VV duhet të dalë me një propozim për arritjen e marrëveshjes, të cilin ne pastaj e dërgojmë në Këshillin e përgjithshëm për aprovim/refuzim

Ky është propozimi ynë dhe nëse doni marrëveshje, përmbushni kërkesat tona. Propozimin tuaj nuk e trajtojmë fare.