Vetura godet për vdekje një 60 vjeçar në Durrës

Një aksident rrugor është regjistrua mbrëmjen e kësaj të diele në autostradën Tiranë- Durrës, ku një person ka humbur jetën.

Burimet i thanë Shqiptarja.com se mjeti tip “Pezho” me shofer 60-vjeçarin Sh. A., ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

“Më datë 18.10.2020, rreth orës 18:50, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas, mjeti tip “Pezho” me drejtues shtetasin Sh. A., 60 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”, njofton policia.