Vetura përplaset në shtyllën elektrike

Një veturë ka goditur një shtyllë elektrike në fshatin Llabjan të Novobërdës. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Besohet që vetura e aksidentuar ka dal jashtë shiritit të saj dhe e ka goditur shtyllën elektrike.

Shtylla elektrike nuk është rrëzuar por ajo paraqet rrezik për veturat që kalojnë në atë rrugë.