VIDEO – Po pinte kafe në lokal, vritet me armë zjarri

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar në Lushnjë. Raportohet se ka mbetur i vrarë Enver Borici 42 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Kadri Qystri”.

Enver Borici, ish-anëtar I bandës së Lushnjës ka qenë duke pirë kafe në lokalin e tij në prani të personave të tjerë, ku në këtë moment dyshohet se një person i maskuar ka hyrë dhe ka qëlluar në drejtim të 42-vjeçarit, raporton Gazeta Shqip.