Vjosa Osmani shkarkon Valdete Dakën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ia ka nderprerë mandatin Valdete Dakes si kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është organ kushtetues dhe i pavarur, i cili drejton dhe i veritikon te gjitha veprimet qe kane bëjnë me procesin e zgjedhjeve dhe gjithashtu i shpall rezultatet e tyre. Zgjedhjet si elementi me rendesishem i demokracisë, sidomos asaj përfaqësuese, janë te një rëndësie te veçante per secilin shtet. Ndërmarrja e veprimeve relevante ne lidhje me zgjedhjet, përfshirë organizimin dhe mbarëvajtjen e tyre nënkupton edhe obligimin themelor te KQZ-se si organ menaxhues i zgjedhjeve. Kriteri i të qënit organ i pavarur duht të sigurihet nga të gjitha institucionet relevante dhe duhet të menaxhohet nga brenda nga Kryesuesi së bashku me anëtarët e KQZ-së”, thuhet ndër të tjera në vendim.

Ndryshe, sot mediat kanë raportuar se presidentja Osmani ka pasur një takim me Valdete Daken të cilës i ka kërkuar që të dorëhiqet. Por, ajo nuk ka pranuar.