Vjosa Osmani takohet me ambasadorët e QUINT-it, ja për çka flasin

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, si dhe ambasadorët e pesë vendeve të Kuintit, atë të ShBA-ve, të Britanisë së Madhe, të Italisë, të Gjermanisë dhe të Francës.

Osmani i informoi përfaqësuesit e Kuintit me punën e Kuvendit të Kosovës, me theks të veçantë për kujdesin të cilin Kuvendi po e ushtron në menaxhimin e krizës së pandemisë Kovid-19. Ajo ua shprehu atyre mirënjohjen e saj dhe të Kuvendit për gatishmërinë e tyre dhe të vendeve të tyre që t’i qëndrojnë afër popullit të Kosovës dhe institucioneve të vendit gjatë kësaj krize.

“Kryetarja Osmani i njoftoi ambasadorët e vendeve mike të Kosovës dhe atë të BE-së për veprimet të cilat institucionet e Kosovës po i ndërmarrin për kapërcimin e kësaj pandemie”, thuhet në njoftimin për media.