Miratohet buxheti i Komunës së Vushtrrisë

Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë sot ka miratuar buxhetin për vitin 2023

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Kryetari Idrizi ka njoftuar se buxheti i është miratuar nga Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë për vitin 2023 me vota unanime.

“Buxheti i miratuar hap rrugët për jetësimin e projekteve, për të cilat edhe kemi marrë besimin e qytetarëve”, – shkroi më tej Kryetari Idrizi.

Në fund ai falënderoi gjithë anëtarët të Kuvendit komunal dhe qytetarët e Vushtrrisë.

Urime qytetarë të Vushtrrisë!
#vazhdojmë