Vrasja e 30-vjeçarit shqiptar në Gjermani, identifikohet viktima dhe autori

0
115

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e një shqiptari nga Kosova që ndodhi ditën e  sotme në Hannover të Gjermanisë. Viktima i cili u qëllua për vdekje brenda makinës së tij tip “Porsche Cayenne” është identifikuar si Armin Neziri, 30 vjeç, ndërsa autori, po shqiptar nga Kosova është identifikuar si Rinor Z., i cili drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz”.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërsa policia dyshon se në këtë ngjarje mund të jenë përfshirë edhe persona  të tjerë.