Vritet tigri që mbyti nëntë njerëz

Policia në Indi e ka qëlluar një tigër, i cili i ka vrarë të paktën nëntë persona në Champaran të shtetit Bihar.

I quajtur “njeringrënësi i Champaran”, tigri u mbyt pasi u rreth 200 oficerë policisë dhe zyrtarë të qarkut u angazhuan. Disa oficerë patrulluan edhe me elefantë për ta gjetur atë.

Tigri kishte terrorizuar qytetarët e asaj zonë për disa kohë. India është shtëpia e më shumë se 70 përqind të tigrave më të egër në botë.

Kujdestari i kafshëve të egra në Bihar tha se nuk kishte asnjë informacion që se vrasjet e njerëzve ishin kryer nga një tigër tjetër.

Sipas të dhënave të qeverisë të publikuara në vitin 2019, nga 40 deri në 50 njerëz vriten nga tigrat çdo vit, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.