Haxhiu: Tërheqja pas trazirave është autonomi për serbët

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka folur për situatën në veri të vendit, ku ka adresuar kritika ndaj Vjosa Osmanit e Albin Kurtit, raporton Front Online.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se Osmani dhe Kurti janë pajtuar që të tërhiqen nga veriu dhe të organizojnë zgjedhje të reja në këto komuna.

“Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë pajtuar që të tërhiqen nga veriu, që pushtetin në komunat veriore t’ua dorëzojnë serbëve të dirigjuar nga Vuçiqi, duke organizuar zgjedhje të reja në komunat veriore.Tërheqja e tanishme e Kurtit dhe Osmanit pas trazirave në veri është autonomi për serbët, zhgënjim dhe fyerje për kryetarët e komunave veriore të zgjedhur në zgjedhjet e fundit”, ka shkruar Haxhiu.