Vuçiq: A e dini se kush i sjell thasët me dinarë në kufirin me Kosovën, jo serbët por britanikët

Presidenti serb Vuçiq serish ka marrë fjalen në Këshillin e Sigurimit. Ai ka thëne se Serbia do të bëjë gjithçka për paqe dhe stabilitet si gjithmonë. Ai ka mohuar se Serbia po mbështet aktivitetet kriminale. “U tha se serbët po sjellin thasë në kufirinë Kosovë-Serbi dhe kështu Serbia po ushtron ndikim tek kriminelët në veri dhe a e dini se kush i sjell ata thasë, jo serbët por britanikët, kompania Anderson. Ne kemi angazhuar britanikët për ata thasë. E dyta, dëgjuam se demokracia në Serbi është ngulfatur dhe

Sandulloviq është permendur. Atë nuk e njeh askush, ka marrë pjesë në zgjedhje dhe ka humbur.

Shumica e atyre vendeve qe e kanë njohur pavarësinë e Kosovës u perpoqen që të gjejnë justifikim për veprimet e Kosovës në lidhje me atë që ka ndodhur me 24 shtator çka e kemi denuar. Por pse nuk e thojnë të vërtetën. Ne po lusnin serbet të largoheshin nga barrikadat pasi kishim diskutuar me ndërkomnbetarët dhe morem garancitë nga partnerët amerikanë dhe evropianë. Dhe Kosova nuk i ka zbatuar zotimet dhe kjo është pse kanë reaguar këta njerëz. Pas kësaj, kemi filluar procesin e hetime dhe do të presim aktakuzat”, ka thenë Vuçiq.