Vuçiq: Banjska ishte reagim i serbëve ndaj presionit që po ju bëhet nga Kurti dhe Qeveria e tij

Po, kam luftuar dhe serbët në Kosovë e dinë shumë mirë se kush ka luftuar për ta dhe kush jo. Edhe pas asaj që ndodhi në Banjska, ishte e qartë se kush ishte në anën e tyre dhe kush mezi priste për të marrë mbështetje për rrëzimin e qeverisë në Serbi, tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për NIN, transmeton FrontOnline.

Kur u pyet se ai u premtoi serbëve nga Veriu i Kosovës se “nuk do të dorëzohen ” dhe se nuk do të ketë “Stuhi të re”, dhe në vitin e fundit, sipas Daçiqit, 13 për qind e serbëve janë larguar nga Kosova dhe se shumë prej tyre këto ditë po regjistrojnë vetura me targa të reja RKS dhe çfarë do të ndodhë me pjesën e parë të premtimit, Vuçiq u përgjigj se “serbët nuk po largohen nga Veriu i Kosovës për shkak të Vuçiqit, por për shkak të Kurtit”.

Vuçiq foli edhe për Banjskën dhe deklaroi se Radojiqiq do të përballet me procedura serioze në Serbi. Natyrisht, e gjithë kjo e vështirësoi në mënyrë dramatike pozicionin e Serbisë dhe nëse nuk do të ishin zgjedhjet, mund t’ju jap disa detaje se sa shumë probleme i solli në të vërtetë vendit.

Nuk është vetëm Banjska, ka gjëra që po ndodhin prej kohësh, që nga shtatori i kaluar, kur filluan barrikadat. Serbët nuk donin të largoheshin nga barrikadat, unë luftova për garancitë që do të jepnin evropianët dhe amerikanët dhe ata publikisht thanë se nuk u besonin. Me të drejtë thanë, do të firmosin, do të shkruajnë gjithçka dhe nesër do të na gënjejnë e do të na ndjekin si lepuj. Fatkeqësisht për mua, ata kishin të drejtë, pas kësaj ju keni pasur gjithsej gjashtë lëndime të serbëve, për të cilat askush nuk ka marrë përgjegjësi, dhe gjithçka që ndodhi në Banjskë ishte reagim ndaj kësaj. Natyrisht, atyre në Perëndim nuk u intereson kjo, ata janë të interesuar për paraqitjen e fundit që u përshtatet si masë presioni shtesë ndaj Serbisë.