Vuçiq: Haradinaj do të kthehet si hero pas shfaqjes farse në Hagë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se shkuarja në Hagë e kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj është një shfaqje farse.

“Nuk pres ndonjë gjë, vetëm një farsë dhe që UÇK-ja i ka mbrojtur njerëzit nga agresori serb dhe se ata ishin shumë të suksesshëm”, tha Vuçiq në televizionin serb ‘Pink’.

“Haradinaj do të lirohet shumë shpejt, pastaj ai do të jetë edhe më hero dhe do të thotë se ai mbrojti interesat e shqiptarëve”.

“ Ai që nuk kujdeset për viktimat e tij do ta ketë të vështirë t’i respektojë të tjerët dhe madje edhe më të vështirë të mendojë për të ardhmen.

Unë nuk pres ndonjë gjë nga kjo, besoj se Haradinaj do të kthehet së shpejti. Mos kini asnjë dyshim se diçka e ndryshme do të ndodhë këtë herë”, tha Vuçiq .