Vuçiq: Nuk do të flas me Kurtin derisa të lirohet çdo serb i arrestuar

Nuk do të flas me Kurtin derisa çdo serb i arrestuar të lirohet dhe kryetarët e tyre dhe njësia speciale të tërhiqen nga komunat në veri të Kosovës, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq pas një takimi me kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se mbrëmë ka pasur shumë diskutime me Orbanin për situatën në Kosovë, duke thënë se ai ka shkuar në bisedime për 11 vjet.

“Unë shkova për të arritur paqen. Vendi ynë shkoi përpara më shpejt se vendet që mbanin barrën. E gjithë kjo ishte e mundur, deri në ardhjen e Kurtit i cili nuk tregoi kurrë dëshirën për të folur. Ai erdhi të mbante monologët e tij, por nuk donte bisedime, “Më lejoni t’ju them, fjalë për fjalë nuk fle natën. Nuk i kam thënë askujt se çfarë kërcënimesh janë drejtuar ndaj Serbisë”, tha presidenti serb.

“Unë nuk do të flas me Kurtin derisa të lirohet çdo serb i arrestuar, derisa kryetarët e tyre të tërhiqen nga komunat, policia speciale të tërhiqet dhe ata të ndalojnë arrestimin e serbëve çdo ditë. E dini, Kurti ka gjëra më të rëndësishme për të bërë në Vatikan, për të kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës”, tha Vuçiq.