Vuçiq pas takimit me Lajçak: Insistova për zbatim të plotë të marrëveshjes së Brukselit

I Dërguari Speccial i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot po qëndron në Beograd pas vizitës që pati në Prishtinë.

Atje ai është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i cili pas takimit tha se me të kishte një bisedë të mirë rreth dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Ne patëm një takim të mirë, racional dhe serioz mbi të ardhmen e dialogut Beograd-Prishtinë. Ajo që është e rëndësishme është që ne ramë dakord të vazhdojmë dialogun dhe angazhimin e plotë të Serbisë për atë dialog”.

“Ne gjithashtu bëmë një vlerësim të përbashkët të zhvillimeve ekonomike midis Beogradit dhe Prishtinës, i cili është i kënaqshëm.Kjo është njëra nga gjërat më të rëndësishme. Nën tre, e ardhmja europiane është e rëndësishme për Serbinë dhe kjo nuk është vetëm frazë. Kjo është e rëndësishme për shkak të shumë investimeve dhe sepse pozicioni i Serbisë do të jetë më i fortë sa më afër BE-së. Nën katër, unë insistova vetëm në një gjë dhe kjo është në zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit “, tha Vuçiq.

Lajçak nga ana tjetër deklaroi se BE-ja ka vetëm një rol ndërmjetësues në dialog, ndërsa barra kryesore është për të dyja palët që marrin pjesë në bisedime.

“Qëllimi i bisedimeve të mia me presidentin Vuçiq është të flasim për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Qëllimi është të normalizojmë marrëdhëniet që do të thotë se nuk i takon BE-së të vendosë. Varet nga të dyja palët të bien dakord. BE-ja është këtu për të ndihmuar, ne nuk jemi këtu për të detyruar”.