Vuçiq pas takimit me Ramën dhe Zaevin: Kemi arritur marrëveshje konkrete

Presidenti serb, Alleksandar Vuçiq, ka thënë se është ndarë i kënaqur me takimin me kryeministrat e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Zoran Zaev, takim i cili është mbajtur sonte në Tiranë, dhe ka shtuar se “janë arritur marrëveshje konkrete për shumë gjëra”.

Ai këto deklarata siç duket i ka bërë pas përfundimit të takimit.

Siç raporton agjencia serbe e lajmeve “Fonet”, Vuçiq citohet të ketë thënë se kjo nismë do t’i sjellë zhvillim Beogradit, Shkupit dhe Tiranës.

Sipas asaj që shkruan “Fonet”, Vuçiq ka thënë gjithashtu se kjo siguron standard më të mirë të jetesës, qëndrim dhe mbijetesë për popujt.

Ai tha më tej se takimi i radhës do të jetë në Beograd në fund të janarit dhe vlerësoi se “do të jetë historik” për atë se çfarë do të bëhet deri atëherë.