Vuçiqit dhe Dodiku nesër në Tiranë, ja çka do të bëjnë tifozët “Kuq e Zi”

0
280

Tifozët “Kuq e Zi” nesër protestojnë kundër vizitës së Vuçiqit dhe Dodikut në Tiranë

Tifozët “Kuq e Zi” do të jenë pjesë e protestës së nesërme që zhvillohet në Tiranë kundër vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe Milorad Dodikut nga republika serbe e Bosnjës.

“Tifozët Kuq e Zi, nesër më datë 8 maj ora 18:00, do të jenë pjesë e protestës kundër vizitës së: Aleksandar Vuçiqit dhe Milorad Dodikut. Ftojmë të gjithë shqiptarët të bashkohemi në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ tek monumenti i vëllezërve Frashëri”, thuhet në postimin e Kuqezinjve në Facebook.

Kujtojmë se këtë protestë e ka organizuar Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë, e cila thotë se kjo protestë organizohet “për të shprehur simbolikisht dhe në mënyrë paqësore kundërshtimin ndaj politikave supremaciste serbe që rrezikojnë kombin shqiptar, si dhe drejtësinë e paqen në rajon”.