Vushtrria merr pikë në Klinë

Në xhiron e 19-të të Ligës së Parë në futboll, është zhvilluar ndeshja në mes KF “Dukagjini” nga Klina dhe FC “Vushtrria” nga Vushtrria, e cila përfundoi me rezultatin 2:2.

Për skuadrën vendase shënoi dy gola Endrid Elezaj, kurse për skuadrën vushtrriase shënoi Labinot Osmani dhe Jetmir Topalli.

Skuadra nga vushtrria po marshon drejt majës së tabelës dhe i ka gjasat e mira të kthehet në Superligë.

Klubi vushtrrias gjendet në pozitën e 3-të me 36 pikë, dy pikë më pak se Ballkani, i cili gjendet në vendin e dytë me 38 pikë dhe gjashtë pikë më pak se KEK-u, i cili gjendet në pozitën e parë me 42 pikë.