Vushtrria triumfoi në Istog, bën hap të madh drejt Superligës

Lideri i Ligës së Parë, Vushtrria ka arritur të fitojë dhe të marrë tre pikët e radhës si mysafir ndaj Istogut, në kuadër të xhiros së 23-të.

Mysafirët ishin më të mirë gjatë gjithë kohës, dhe në fund arritën të fitonin me rezultat      1 – 2.

Golin e parë për skuadrën e Vushtrrisë e shënoi Labinot Osmani në minutën e 40-të dhe me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Vushtrria shënoi edhe golin e sigurisë përmes Shqipdon Ademin në minutën e 85-të.

Kurse, Istogu ngushtoi epërsinë në minutën e 88-të, ku realizoi gol Qëndrim Jahaj.

Me këtë fitore ,Vushtrria mbetet e para në renditjen tabelare me gjithsej 54 pikë, ndërsa Isotgu renditet e 9 me 26 pikë.

Tabela e renditjes: