Ndeshja ndaj Serbisë e veçantë për Shaqirin dhe Xhakën, kjo është arsyeja

Sonte do të zhvillohet një prej ndeshjeve më të “nxehta” të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Në kuadër të grupit G, mbrëmja e sontme sjell ndeshjen mes Serbisë dhe Zvicrës. “974 Stadium” do të jetë nikoqir i përballjes në fjalë.

Në këtë grup, Brazili tashmë e ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt, derisa Zvicra dhe Serbia kërkojnë vetëm rezultat pozitiv për të avansuar tutje.

Kundër Serbisë është një ndeshje e veçantë për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.

Kjo për shkak të rrënjëve të tyre shqiptare dhe golave ​​të tyre të ndjekura nga festimet me shqiponjë në vitin 2018.

Por, edhe sepse ata mund të bëhen rekorderë zviceranë në një botëror.

Me paraqitjen e tyre të njëmbëdhjetë në Kupën e Botës për helvetikët, Xhaka dhe Shaqiri kalojnë të premten Stephan Lichtsteiner dhe Valon Behrami.

Para kësaj ndeshje ka pasur shumë debat e polemika, por edhe propaganda të llojit të ndryshëm nga serbët duke ditur urrejtjen e tyre ndaj futbollistëve shqiptarë të Zvicrës.