VV beson se do të dyfishohet nëse shkojmë në zgjedhje, por deputeti i saj kundër partisë: Mund ta humbim besimin!

Pas mos arritjes së marrëveshjes së koalicionit ndërmjet partisë fituese të zgjedhjeve LVV me partinë e dytë LDK-në, janë shfaqur reagime të shumta për këto vonesa.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi nuk beson se do të këtë nevoje për ndërhyrje të ndërkombëtareve, sa i përket arritjes së marrëveshjes ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, për koalicionin e ardhshëm qeverisës.

Ai ka thënë për “Bota sot” se klasa politike, duhet të jetë më e përgjegjshme për obligimet, që i ka marrë nga sovrani.

“Ato tashmë dihen, andaj edhe duhet ulur në tavolinë për të biseduar sa më shpejt, pa humbur asnjë kohë, dhe t’ia bëjnë qeverinë vendit, sepse qytetarët janë duke e pritur këtë. Ndryshe kam frikë, se të dy partitë do ta humbin besimin e qytetarëve, dhe në rast zgjedhje të reja, ata do ti sanksionojë”, ka thënë deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e VV-së Shpejtim Bulliqi.