Prej 3 vitesh në Gjermani…zhduket 27-vjeçari shqiptar, familja në kërkim të të riut

TIRANË- Një denoncim mbërrin gjatë transmetimit live në emisionin ’’Pa gjurmë’’.

Një 27 vjeçar me emrin Violind Duçi humb kontaktet nga Gjermania, dy muaj më parë. I riu kishte 3 vite që jetonte si emigrant, ndërsa humb kontaktet me familjarët më 8. 09. 2019.

Që nga ajo ditë nuk ka më asnjë informacion për fatin e të riut. Ata bëjnë apel “live” në emisionin ’’Pa gjurmë’’ në kërkim të 27-vjeçarit.