Zaev për arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së: Nuk do të ekstradohet në Serbi, ai është qytetar i Kosovës

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev sot ka folur për arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina.

Zaev u shprehë se Morina është qytetar i Kosovës dhe jo i Serbisë.

Sipas kryeministrit maqedonas, rasti i Morinës nuk trajtohet nga qeveria e Maqedonisë Veriore por nga prokuroria kompetente, gjykatësi kompetent, ministri i Brendshëm , Oliver Spasovski dhe zëvendësministri i brendshëm, Agim Nuhiu.

“Ligji e thotë qartë se ai është një qytetar i Kosovës dhe jo i Serbisë dhe duhet të lirohet nga paraburgimi dhe nuk duhet të ekstradohet.”, u shprehë ai.

Megjithatë, Zaev tha se Interpoli e njeh Morinën si shtetas serb.

Zaev tha se në këtë rast sundimi i ligjit, rregulloret dhe ligjet ndërkombëtare do të respektohen në përputhje me normat evropiane.