Zafir Berisha: Elvis Hoxha është kosh i plehrave

Elvis Hoxha i Vetëvendosjes sot ka vazhduar me kritikat e tij ndaj opozitës.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, shkroi se kjo opozitë po i shërben haptas Vuçiqit.

“Mund të heshtnin për të na treguar se kanë kuptuar diçka nga fajet që kanë kryer mbi shtetësinë e Kosovës. Por jo! I shkojnë fajit deri në fund.” – tha ndër të tjerash z. Hoxha.

Ndërkaq, nuk shkoi shumë dhe reagoi Zafir Berisha i Nismës Socialdemokrate.

Berisha përmes të njëjtit rrjet social tha se pas dështimit të Bojken Abazit, i cili nuk pati efekt nga Tirana, Kurti ka lëshuar në qarkullim koshin e plehrave, Elvis Hoxhën.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Pasi kundërmimi i Bojken Abazit nga Tirana nuk pati shumë efekt, Albini lëshon në qarkullim koshin e plehrave Elvis Hoxha, i cili vazdon të kundërmon në jetën publike të Kosovës sipas agjendës të lobit serbo-rusë.
KUJDES…

Në pregatitje me gjasë është strategu i metodave bolshevike të propagandës dhe infektimit, Hysamedin Feraj! Zafa