Zafir Berisha tregon pse s’po i mundësohet Malcom Simmonsit raportimi në Kuvendin e Kosovës

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka thënë se ish kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons para një kohe i kishte dërguar një letër Kurtit, letër të ngjajshme i kishte dërguar edhe Vjosa Osmanit kur ishte kryetare e Kuvendit, ku ishte i interesuar të raportoj për ndikimet politike dhe bashkëpunimit e EULEX-it me prokurorinë në Beograd, si dhe montimin e shumë rasteve kundër eksponentëve të UÇK-së.

Por, Berisha thotë se dyshja kosovare nuk janë të interesuar që Simmons të informoj opinionin për skandalet e qëllimshme të një pjesë ndërkombëtare në Kosovë.

“A dini pse? Mbi inskenimet me dosje serbe, janë akuzuar shumë luftëtar të UÇK-së, “aktakuza” të cilat para se me u informuar i atakuari, janë bërë publike në disa media prosllave, ku pastaj ka filluar gjykimi ne opinion me lloj lloj linqime e etiketime fyese dhe ofendueme mbi të cilat pastaj Albini, Vjosa e disa të tjerë kanë ngritur karrierën e tyre në politik”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Ish kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons para një kohe i kishte dërguar një letër Kurtit, letër të ngjajshme i kishte dërguar edhe Vjosa Osmanit kur ishte kryetare e Kuvendit, ku ishte i interesuar të raportoj për ndikimet politike dhe bashkëpunimit e EULEX-it me prokurorinë në Beograd, si dhe montimin e shumë rasteve kundër eksponentëve të UÇK-së.

As Albini e as Vjosa nuk jan të interesuar që Malcom Simmons të informoj opinionin për skandalet e qëllimshme të një pjese të ndërkombētare në Kosovë!

A dini pse?

Mbi inskenimet me dosje serbe, janë akuzuar shumë luftëtar të UÇK-së, “aktakuza” të cilat para se me u informuar i atakuari, janë bërë publike në disa media prosllave, ku pastaj ka filluar gjykimi ne opinion me lloj lloj linqime e etiketime fyese dhe ofendueme mbi të cilat pastaj Albini, Vjosa e disa të tjerë kanë ngritur karrierën e tyre në politik!!!

Do ti vjenë fundi të gjithëve siç i ka ardhur fundi edhe Serbisë në Kosovë.

Zafa