Zbulohet lapidari i dëshmorit, Avni (H) Klinaku

Me rastin e 23 vjetorit të rënies së tij, në fshatin Bivolak të Vushtrrisë u zbulua lapidari i dëshmorit, Avni (Hajdin) Klinaku, shkruan Fokusi.info.

 

Në praninë e shumë pjesëmarrësve, ishin edhe kryetarët e komunave Vushtrri e Obiliq, Ferit Idrizi e Xhafer Gashi, përfaqësues të Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së niveli qendror e lokal, ish – pjesëtarë të UÇK-së.

Të pranishmëve me fjalë rasti iu drejtuan: kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku, ish – komandanti i Batalionit të Dytë të Brigadës 142, Gani Lahu. Kurse, në emër të familjes, Xhemil Klinaku i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje.

Manifestimi vazhdoi me programin artistik, me poezi, monolog e këngë kushtuar dëshmorit.

Dëshmori Avni Klinaku së bashku me Januz Jasharin, Enver Tahirin dhe Mehdi Fazliun ranë së bashku gjatë luftimeve në malet e Çyçavicës, në krye të detyrës, në mbrojtje të popullatës civile më 18 prill 1999./Fokusi.info/