Zbulohet se cila është pasaporta më e fuqishme në botë për vitin 2020

0
228

Dokumenti i udhëtimit që hap më shumë dyer në të gjithë botën është pasaporta japoneze.

Indeksi i Pasaportave Henley, i cili në mënyrë periodike mat se cilat janë pasaportat më të fuqishme që mund të udhëtosh nëpër botë, ka nxjerrë raportin e parë të dekadës së re.

Japonia është në krye të listës, duke ofruar qasje pa viza në 191 destinacione në të gjithë botën.

Në vend të dyte listohet Azia me Singaporin ku ka të drejtë të udhëtojë në 190 destinacione, ndërsa Gjermania dhe Korea e Jugut listohen në vendin e tretë, ku me pasaportën e tyre kanë qasje në 180 destinacione nëpër botë.

Pasaportat më të fuqishme në vitin 2020 janë:

1. Japoni (191 destinacione)

2. Singapori (190)

3. Koreja e Jugut, Gjermani (189)

4. Itali, Finlandë (188)

5. Spanja, Luksemburgu, Danimarka (187)

6. Suedia, Francë (186)

7. Zvicra, Portugalia, Hollanda, Irlanda, Austri (185)

8. Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Greqia, Belgjika (184)

9. Zelanda e Re, Malta, Republika eke, Kanada, Australi (183)

10. Sllovakia, Lituania, Hungaria (181)

Pasaportat më të parëndësishme për vitin 2020

Disa vende në botë kanë nuk kanë qasje pa vizë në shumë vende, kjo përfshin:

100. Koreja e Veriut, Sudani (39 destinacione)

101. Nepal, Territori Palestinez (38)

102. Libia (37)

103. Jemeni (33)

104. Somali, Pakistan (32)

105. Siria (29)

106. Iraku (28)

107. Afganistan (26)

Indekset e tjera

Lista e Henley & Partner është një nga disa indekset e krijuar nga firmat financiare për të renditur pasaportat globale sipas qasjes që ata ofrojnë për qytetarët e tyre.

Indeksi i Pasaportave Henley bazohet në të dhënat e siguruara nga Autoriteti Ndërkombëtar i Transportit Ajror (IATA) dhe mbulon 199 pasaporta dhe 227 destinacione udhëtimi. Azhurnohet në kohë reale gjatë gjithë vitit edhe kur hyjnë në fuqi ndryshimet e politikës së vizave.

Indeksi i Pasaportave të Arton Capital merr në konsideratë pasaportat e 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe gjashtë territoreve – ROC Tajvan, Macau (SAR China), Hong Kong (SAR China), Kosova, Territori Palestinez dhe Vatikani. Territoret e aneksuar në vendet e tjera janë të përjashtuara.

/Ora News.tv/