“Zbutet” Konjufca, tërhiqet nga ultimatumi ndaj LDK-së

0
232

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka sqaruar deklaratën e tij që u pa si dhënie ultimatumit ndaj LDK’së.

Disa ditë më parë, Konjufca tha se LDK duhet të përcaktohet ditëve në vijim se cfarë do në raport me VV’në dhe për një koalicion të mundshëm parazgjedhor mes këtyre dy partive.

Konjufca ka thënë se dikujt prej LDK’së po i konvenon për të bërë keqkuptime të tilla.

“Unë mendoj që VV-ja ka qenë më e sinqerta për kërkesën e tyre për zgjedhje. Skena politike ka qenë e përgatitur dhe ishim të ngopur me këtë qeveri. Kurdo që kishte me ndodhë kjo dorëheqja, VV-ja ka qenë e gatshmë për zgjedhje. Mendojë që ka qenë keqkuptim deklarata ime për koalicionin me LDK-në sepse dikujt prej LDK-së po i konvenon një konfrontim i tillë”, ka thënë Konjufca për RTK.