Zeka rreth punësimeve: Kanë qu juristë e që dijnë me ba veç qebapa

0
404

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka akuzuar partinë NISMA për punësime familjare dhe joprofesionale.

Ai në emisionin FRONTAL të T7, tha se Nisma e ka pasur në program të fushatës elektorale punësimin e çdo anëtari të familjes, por ata kanë punësuar familjarë të tyre dhe njerëz joprofesional. Psh. Kanë punësuar juristë por që dijnë vetëm me ba qebapa.

Zeka, tutje tha se rreth punësimeve kanë kritikuar edhe ambasadat e huaja, duke shfaqur vërejtje që nuk po punësohen njerëzit me konkurs./Fokusi.info/