Interi fiton kundër Bolonjës

Skuadra e Interit ka shënuar fitoren e parë në nëntë ndeshjet e fundit të Serie A, duke mposhtur  Bolonjën me rezultat 2:1.

Skuadra e Spallettit ka arritur që përkohësisht të kalojë krizën e ndeshjeve të fundit, fal dy golave të shënuar nga Eder dhe Karamoh.

Golin e vetë për mysafirët e shënoi ish-sulmuesi i kësaj skuadre, Rodrigo Palacio. Mysafirët ndeshjen e mbyllën më 9 lojtarë, sepse me karton të kuq u ndëshkuan Mbaye dhe Masina.

Pas kësaj fitoreje Inter renditet në vendin e tretë me 48 pikë, dy më shumë se sa Lazio në vendin e katërt dhe 15 më pak se sa Napoli në vendin e parë.