Zgjatet afati për subvencione në bujqësi

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë të ditur se afati për aplikim në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2023 është shtyrë për herë të dytë.

Me anë të një postimi në Facebook, ministri Peci ka bërë të ditur se afati do të zgjasë deri më 14 prill të këtij viti.

“Të nderuar fermerë, shtyhet për herë të dytë e të fundit afati për aplikim në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2023. Zgjatja e këtij afati bëhet për 7 ditë përkatësisht nga data 7 prill 2023 deri më 14 prill 2023 në ora 16:00. Punë të mbarë e të bereqetshme!”, ka deklaruar ai.