Zgjedhjet lokale të 30 qershorit/ KQZ shpërndan fondet për partitë

Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi në mbledhjen e pasdites së sotme, të shpërndajë si paradhënie, fondet e vëna në dispozicion nga buxheti i shtetit, partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

Po ashtu KQZ shqyrtoi projektvendimin “Për miratimin e listës shumë-emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë të KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”.

KQZ vendosi “për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve të KZAZ nr. 79, nr. 89, anëtarit të emëruar kryesisht të KZAZ nr. 3 dhe sekretarit të emëruar kryesisht të KZAZ nr. 15, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”./atsh