Zhduket në Itali futbollistja shqiptare Florijana Ismaili

Florijana Ismaili lojtarja e ekipit kombëtar të femrave zvicerane është zhdukur dje në ujrat e liqenit të Comos në Itali.

Ismaili kishte vendosur të kalonte një ditë relaksuese në liqen me një shok dhe ata kishin marrë me qira një trap në zonën Musso dhe nuk ka dhënë shenja jete, shkruan Corriere del Ticino, përcjellë Klan Kosova.

Alarmi erdhi në orën 16.30, një ambulancë e spitalit Lariosoccorso kishte arritur në Musso, ndërsa shërbimi 118 angazhoi edhe një helikopteri nga baza e Bergamos, edhe zjarrfikësit nga Dongo dolën me varkën e tyre. Më vonë, në vendin e ngjarjes dolën zhytësit, të cilët filluan kërkimet në thellësi, por pa asnjë rezultat. Tani kërkimet janë riaktivizuar.

Florijana Ismaili ka lindur në Walperswil, në kantonin e Bernës në vitin 1995, hapat e saj të parë të futbollit i mori në radhët e ekipit vendas nga 2006 deri në vitin 2011, para se të bashkohej me Young Boys si mesfushore dhe kapitene e ekipit.