Zhduket një person në Ferizaj

0
77

Një person në Ferizaj thuhet se ka dalë nga shtëpia të premten dhe nuk është kthyer më.

Policia për rastin në fjalë është njoftuar nga vëllai i viktimës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vëllai i tij, viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.