Zhduket një person nga Bellanica, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur

0
557

Personi i quajtur Hamëz Hoxha nga fshati Bellanicë e Malishevës ka dal të shtunën në mëngjes nga shtëpia e tij dhe tash e sa ditë nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Nipi i Hamzës ka thënë për Indeksonline se axha e tij i cili është me të meta mendore e kishte zakon të dilte për të shëtitur vetëm, por gjithmonë në mbrëmje kthehej në shtëpi.

“Ai shpesh ka dal në mëngjes është shëtit por në mbrëmje është kthyer në shtëpi. Ka pasur raste kur edhe ka kaluar natën diku por në mëngjes menjëherë është kthyer. Asnjëherë nuk ka ndodhur që të humb kaq gjatë. Unë e kam lajmëruar rastin edhe në polici dhe po presim ndonjë lajm për të. Sot një bashkëfshatar më tha që e ka parë në Suharekë, e kërkova tërë ditën por nuk e gjeta”, ka thënë nipi i të zhdukurit.

Familjarët u kanë bërë thirrje gjithë qytetarëve të komunës së Malishevës që të lajmërojnë nëse e kanë parë, ose e takojnë atë. Ata kanë dërguar edhe foton e personit në fjalë dhe kanë lënë një numër kontakti. Tel: 044300787./Indeksonline/