Zhduket një vajzë në Gjilan

Një vajzë e mitur nga fshati Livoq i ulët i Gjilanit është zhdukur para dy ditëve.

Rastin e ka raportuar në polici një familjar i vajzës së zhdukur.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se e bija e tij e mitur femër K-Shqiptare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin ditor të policisë.