Zhduket një vajzë në Istog

Një vajzë nga fshati Veriç i Istogut, është raportuar si e zhdukur.

Rastin e ka raportuar nëna e saj, sipas së cilës vajza ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj.

Është njoftuar prokurori, ndërsa rastin janë duke e hetuar njësitë relevante të policisë.