Zyrtare: Lionel Messi është lojtari më i ri i PSG’së

PSG më në fund ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e yllit Lionel Messi.

Pas 21 viteve në “Camp Nou”, Messi u largua si agjent i lirë nga Barcelona, derisa tani i është bashkuar skuadrës franceze.

Messi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi për një tjetër, derisa do fitojë rreth 35 milionë euro për sezon përfshirë bonuset.

Ndërkohë, argjentinasi do mbajë numrin 30 në fanellë.