ZYRTARE: Manchester United transferon Ronaldon

Cristiano Ronaldo është lojtar i Manchester United.

Faqja zyrtar e skuadrës nga ‘Old Trafford’ ka njoftuar se pesë herë lojtari më i mirë në botë do të kthehet për një aventurë të dytë tek United.

“Manchester United janë të lumtur të njoftojnë se kanë arritur marrëveshje me Juventus, për transferimin e Cristiano Ronaldo”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga United, përcjell Periskopi.

Nuk janë publikuar akoma detjaet e kontratës me lojtarin, i cili do të finalizojë edhe testet mjekësore së shpejti.