Zyrtare: Max Allegri rikthehet te Juventusi

Sot është zyrtarizuar rikthimi i Max Allegrit në klubin e Juventusit.

Pas dy viteve largim, Allegri është rikthyer përsëri në klubin ku arriti kulminacionin e tij si trajner, duke fituar Serie A-në pesë vite radhazi, njofton lajmi.net.

Përmes një postimi në ueb sajtin e tyre zyrtar, Juventus ka deklaruar rikthimin e Allegrit.

“Allegri gjen një stol që e njeh shumë mirë, një klub që e do, për të filluar një udhëtim të ri së bashku sot, drejt qëllimeve të reja”, është thënë në njoftimin e klubit.

Titujt të cilët tekniku italian i ka fituar me “Zonjën e Vjetër” janë: pesë Scudetto, katër Kupa të Italisë, dy Super Kupa, dy finale të Ligës së Kampionëve në tre sezone”.