Erëra e breshër në këtë qytet të Kosovës (Foto)

Në Kosovë këto ditë janë shënuar temperatura të larta, ndërsa edhe vendet e Evropës janë përfshirë nga vala e nxehtësisë.

Përderisa, vende të tjera po ‘digjen’ nga i nxehti, në Komunën e Shtërpcës sot ka pasur erëra të forta e breshër.

Në këto fotografi të siguruara nga Indeksonline, mund të shihni si stuhia ka përfshirë disa fshatra të Shtërpcës e madje ka rënë dhe breshër.

Stuhia ka përfshirë fshatrat Brod, Firaj, Shtërcë deri në Brezovicë.

Demët janë shkaktuar në kulturën e misrit.