Zyrtari i lartë i Vetëvendosjes apel LDK-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka ka reaguar pas dështimit të arritjes së marrëveshjes ndërmjet VV-së e LDK-së.

Ai ka shkruar në Facebook se nuk është me urgjencë çështja e presidentit.

Sipas tij, duhet sa më parë të formohet qeveria, në mënyrë që sipas tij të ndalet ikja masive e të rinjve nga vendi.

Reagimi i plotë:

Duhet ndryshim i madh

E para, tregon cmimet dhe të ardhurat në Kosovë. Cmimet në Kosovë janë më të shtrenjta se në Luksemburg, Suedi, Holandë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës… Paramendoni cmimet në Kosovë janë më të shtrenjta se në Luksemburg, ndërsa me të ardhura jemi 18 herë më të varfër se Luksemburgu.

E dyta, me emigrim jashtë vendit Kosova është e para në Evropë, nga viti 2007 ne kemi humbur 15,4% të popullatës, diku rreth 300,000 persona shumica të rinjë dhe të edukuar kanë ikur nga Kosova, me këtë trend Kosova do të mbetet pa të rinj dhe pa perspektivë.

E treta, numri I aplikimeve për azil në Evropë në vitin 2015, pas ikjes së LDK-së nga VLAN dhe formimit të qeverisë PDK-LDK, ndodhi një ikje masive ku sipas Eurostat, pas Sirise, Irakut dhe Avganistanit, Kosova ishte vendi I katër me kerkesat për azil në vendet Evropiane.

Kosova nuk ka kohë për të humbur, nuk kemi luksin edhe për një ikje massive, duhet të ndalet ky trend, për ndaljen e saj duhet ndryshim I madh, qeverisje me program, me reduktim drastic të ministrive dhe me focus në gjëra konkrete. Presidenti nuk është prioritet emergjent. Prioritet është formimi I qeverisë që do të ndalë ikjen dhe të kthej shpresën. Me shpresë që në LDK ka ende të atillë që duan ndryshimin.