Zyrtari i LDK-së ia kujton Kadaj-Bujupit kur e quante Haradinajn komandant të Vuçiqit

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka ironizuar me një deklaratë që sot e dha deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj Bujupi, për kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj.

Kadaj Bujupi sot deklaroi se Haradinaj është rreziku më i madh i planeve të Serbisë.

E, Gecaj përveç kësaj deklarate, Kadaj Bujupit ia kujtoi edhe kohën kur e quante Haradinajn, komandant të Vuçiqit e Listës Serbe.

Reagimi i plotë i Gecajt:

CILI ËSHTË KOMENTI JUAJ!

“Kadaj-Bujupi: Ramush Haradinaj rreziku më i madh i planeve të Serbisë! [deklarim i sotëm i zyrtares së AAK]

“Nga Ramushi komandant i UÇK-së, në Ramushin e Veselit, Veselinoviqit, Listës Serbe dhe Vuçiqit. Andaj sonte le të urohet vetëm Beogradi”, kishte shkruar Donika Kadaj Bujupi më 09 shator 2017! [atëherë zyrtare e LVV]