Zyrtari i PDK-së: Paralajmërim i frikshëm i Veselit, s’lejon kandidatura që kanë probleme me ligjin

Zyrtari i PDK’së, Ilir Gashi, që ka qenë pjesë e KQZ e ka quajtur të frikshëm vendimin e Kadri Veselit për të mos lejuar asnjë kandidat për të garuar për deputet nëse ka probleme me drejtësinë.

Adem Grabovci, Agim Çeku, Sokol Bashota, Qemajl Mustafa, Besim Beqaj, Zenun Pajaziti, Xhavit Haliti do ta shohin vetëm në televizor Parlamentin e Kosovës nëse vendimi i Kadri Veselit zbatohet për të mos lejuar të kandidojnë për deputet njerëzit që kanë aktakuza.

Një zyrtar i PDK-së e ka quajtur të frikshëm këtë vendim të Veselit. Ka thënë se është vendim edhe parimor për të mos lejuar ata që kanë aktakuza të kenë pozita shtetërore.

“Paralajmrimi i frikshëm, por parimor i Kryetarit Kadri Veseli, rreth pa mundësive për kandidim të atyre qe jan ndesh me drejtêsin, natyrshem se këtë kategori e bênë të gjejnê streh në subjektet ku ligji êshtê vetëm një akt i shkruar, por që nuk gjënë zbatim”, ka shkruar Gashi, në një reagim në FB.